Napoli fiton lehtësisht ndaj Torinos dhe vazhdon kryesimin e tabelës - NACIONALE

Napoli fiton lehtësisht ndaj Torinos dhe vazhdon kryesimin e tabelës

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Napoli ka arritur që ta mposhtë lehtësisht skuadrën e Torinos me rezultat 3:1 në Diego Armando Maradona Stadium. Sërish i përfshirë në golat e skuadrës së Luciano Spalletit ishte fenomeni më i ri në Serie A, Kvaratskhelia.

Në fakt për këtë takim gjithçka u vendos qysh në pjesë të parë, pasi që të gjitha golat u shënuan në 45 minutat e para dhe në pjesën e dytë nuk kishte gola të realizuar.

Andre Zambo Anguissa shënoi dy gola, ndërsa Khvicha Kvaratskhelia për tre golat e Napolit, teksa për golin e vetëm të Torinos u përkujdes Antonio Sanabria.

Image

Goli i parë për Napolin erdhi pas gjashtë minuta lojë, nga Anguissa, pas asistimit të Mario Ruit. VIDEO

Ndërsa nuk vonoi dyfishimi i epërsisë, ku sërish i njëjti lojtar shënoi për 2:0 në minutën e 12-të, por kësaj radhe asistoi Mateo Politano.

Goli i tretë i sigurisë për skuadrën e Spalletit erdhi në minutën e 37-të, kur fenomeni gjeorgjian Kvaratskhelia shënoi për 3:0, pas asistimit të mesfushorit të jashtëzakonshëm, Piotar Zielinski.

Golin e vetëm për Torinon në takim, atë për 3:1, e shënoi Sanabria një minutë para se të mbyllej pjesa e parë e takimit, e që doli të ishte goli i epilogut final.

Ndeshja në përgjithësi ishte e baraspeshuar, si për nga rastet ashtu edhe për nga posedimi i topit, por që napolitanët u treguan më konkret para golit në rastet e krijuara.

Skuadra e Spalletit vazhdon të mbetet në formë të lartë në këtë fillim sezon si në Serie A, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Tani ata pas tetë ndeshjeve të zhvilluara kanë grumbulluar 20 pikë , me gjashtë fitore dhe dy barazime, duke vazhduar kështu së bashku me Atalantën të mbetën skuadrat e vetme në elitën italiane që nuk kanë pësuar humbje.

Momentalisht napolitanët gjendën të vetëm në pozitën e parë, ndërsa Atalanta ka një ndeshje më pak të zhvilluar dhe me fitore do të barazohej me Napolin në kreun e tabelës, të cilat ndiqen Udinese me 16 pikë dhe Lazio e Milani me nga 14 pikë respektivisht.

Lajme të ngjashme