Napoli favorit për Leon Goretzkan - NACIONALE

Napoli favorit për Leon Goretzkan

1 vit më parë

nga NACIONALE

Napoli është i interesuar për të nënshkruar me mesfushorin Leon Goretzka nga Bayern Munich, me lojtarin që kërkohet edhe nga Juventusi.

29-vjeçari ja qenë i padiskutueshëm te gjiganti gjerman që nga viti 2018, por kohëve të fundit e ka humbur vendin titullar dhe tani thuhet se është gati për një eksperiencë të re.

Sipas BILD, Goretzka e ka informuar trajnerin Antonio Conte se do të ishte i hapur për t’iu bashkuar Napolit këtë sezon.

Sidoqoftë për gjermanin në garë mbesin rivali Juventus, si dhe skuadra spanjolle Atletico Madrid.

Problemi kyç për një transferim te Napoli mbetet paga e madhe, ngase Goretzka merr hiç më pak se 9 milion euro për sezon te Bayern Munichu.

Qendërmesfushori ka zhvilluar rreth 270 paraqitje në Bundesliga dhe 51 në Ligën e Kampionëve, ndërsa ka kontratë vetëm deri më 2026 prandaj do të lejohet të largohet për një çmim minimal.

Ndërkohë, negociatat mes dy klubeve ende kanë nisur prandaj s’ka asgjë konkrete për momentin.

Lajme të ngjashme