Napoli e vetme në krye të tabelës, fiton me rezultat të ngushtë ndaj Atalantas - NACIONALE

Napoli e vetme në krye të tabelës, fiton me rezultat të ngushtë ndaj Atalantas

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Lideri aktual i Serie A-së, Napoli, ka arritur me shumë mund ta mposhtë vendin e dytë, Atalantan me rezultat 2:1, duke krijuar një epërsi më të madhe me pikë ndaj skuadrave tjera.

Edhe pse pësoi e para, mentaliteti fitues që ka integruar në skuadër Spalleti, funksionoi shumë mirë, duke arritur ta kthenin rezultatin.

Një penallti e dhënë me VAR, u konkretizua me gol nga sulmuesi nigerian, Ademola Lookman, në minutën e 19-të, për rezultatin 1:0.

Por kjo epërsi nuk zgjati edhe shumë, pasi që në minutën e 23-të doli në skenë sërish një sulmues nigerian, por kësaj radhe nën radhët e Napolit. Ishte Victor Osimhen që shënoi për 1:1.

Teksa për rezultatin përfundimtar dhe fitoren e radhës të Napolit u përkujdes Elif Elmas, i cili shënoi në minutën e 35-të pasi asistimit të Osimhen.

Kjo ishte fitorja e 11-të e Napolit në 13 ndeshje, krahas edhe dy barazimeve dhe mbetet ende skuadra e vetme në Serie A që nuk e ka shijuar ende humbjen.

Lajme të ngjashme