Napoli e paralajmëron Man Unitedin për Garnachon
Drejtori sportiv i Napolit Giovanni Manna insiston se skuadra italiane nuk do të paguajë më shumë se sa duhet për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Manchester Unitedit Alejandro Garnacho në ditët finale të afatit të janarit.
E ardhmja e argjentinasit është bërë pikëpyetje te skuadra angleze, me Unitedin që është i gatshëm të dëgjojë oferta ngase duan ta përmirësojnë situatën financiare.
Napoli shihej si favoriti derisa edhe dërguan një ofertë zyrtare, por Unitedi e refuzoi, meqenëse kërkojnë rreth 70 milionë euro për ta lejuar 20-vjeçarin të largohet nga “Old Trafford”.
“Djajtë e Kuq” e kanë zbritur çmimin në 65 milionë euro, megjithatë marrëveshja ende nuk është arritur. Sidoqoftë, skuadra italiane insiston se nuk do të paguajë këtë vlerë, ngase e shohin si alternativë edhe Karim Adeyemin e Borussia Dortmundit.
“Karim Adeyemi dhe Alejandro Garnacho janë dy emrat që na interesojnë më së shumti, janë lojtarë që na pëlqejnë por nuk janë të vetmit”.
“Po i shikojmë gjërat dhe mundësitë në treg, por nuk do të paguajmë çmime më shumë për ndonjë lojtar”.
“E shitem Kvarastkhelian shkaku se donte të largohej. I respektojmë parametrat tonë, jo vetëm për çmimet e lojtarëve por edhe te pagat”, deklaroi drejtori sportiv i Napolit.
Interesim për Garnachon ka shprehur edhe rivali Chelsea, që po konsiderojnë shkëmbimin me Christopher Nkunkun.