Napoli dominon, por ndalet nga Bologna
Napoli nuk ka arritur të arkëtojë më shumë se një pikë në udhëtim te Bologna, në kuadër të xhiros së pestë në Serie A.
“Napolitanët” zhvilluan lojë dominuese nga minuta e parë, por që rezultati përfundimtar doli të jetë 0:0.
Skuadra e Garcias e nisi tepër mirë duke krijuar disa aksione të shpejta, mirëpo sulmuesi Victor Osimhen dështoi përballë portierit vendas.
Napoli kishte edhe disa raste tjera shënimi mirëpo që Bologna arriti të bllokohet më së miri brenda zonës duke mos lejuar ndonjë befasi.
Rastin më të artë e kishte nigeriani, i cili nuk arriti të shënonte edhe nga pika e bardhë (72’).
Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani mungoi në këtë ndeshje shkaku i lëndimit muskulor që pësoi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Bragas.
Kësisoj, Napoli renditet në pozitën e shtatë në tabelë me tetë pikë derisa Bologna ngrihet në vendin e 11-të me gjashtë sosh.
Napoli në xhiron e radhës do ta pret Udinesen derisa Bologna i shkon Monzas.