Nacionalisti serb tërhiqet nga “Roland Garros”, Sinner tani numri një në botë - NACIONALE

Nacionalisti serb tërhiqet nga “Roland Garros”, Sinner tani numri një në botë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nacionalisti serb Novak Djokovic ka njoftuar të martën se është tërhequr nga turneu Roland Garros shkaku i një lëndimi në gju.

Serbi është dorëzuar në këtë turne të rëndësishme, që nënkupton se tani italian Jannik Sinner për herë të parë do të jetë numri një në botë.

“Shkaku i një lëndimi muskuloz në gjurin e djathtë, Novak Djokovic që do të përballej me Casper Ruud në çerekfinale nesër, është detyruar të tërhiqet nga turneu Rolad Garros”, njoftuan organizuesit e French Open.

Djokovic ishte ankuar jashtëzakonisht shumë edhe në fitoren e fundit që mori ndaj argjentinasit Francisco Cerundolo, sfidë që zgjati plot katër orë e 39 minuta.

“Sot u lëndova. Po, mbijetova. Unë e fitova ndeshjen. E shkëlqyeshme, por a do të jem në gjendje të luaj tjetrën? Une nuk e di. Nuk e di ashpërsinë e lëndimit. Por a mund të ishte shmangur ky dëmtim? Ndoshta, nëse, e dini, nëse do të kishte kujdes pak më të shpeshtë të fushës gjatë setit”.

Përndryshe, norvegjezi Casper Ruud tani është kualifikuar direkt në gjysmëfinale.

Lajme të ngjashme