Nacho do të qëndrojë te Real Madridi pavarësisht interesimit të Interit për të
Mbrojtësi i Real Madridit, Nacho Fernandez, duket se ka vendosur të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll, pavarësisht interesimit të raportuar nga skuadra e Simone Inzaghit, Interi, në javët e fundit.
Qendërmbrojtësi 33-vjeçar u përfol se ishte në bisedime me zikaltrit për një marrëveshje të mundshme trevjeçare pas skadimit të kontratës së tij me mbretërit, e cila do të kishte vlerë diku rreth 4 milionë euro për sa i përket pagaës vjetore.

Edhe pse kontrata aktuale e Nachos është caktuar të skadojë në fund të qershorit dhe për këtë arsye është në gjendje të largohet si një transferim i lirë, lojtari i ka thënë shtypit spanjoll se ai synon të qëndrojë në Santiago Bernabeu.
Duke folur për TVE 1 të dielën, Nacho konfirmoi: “Vullneti im shkon krah për krah me atë të klubit dhe familjes sime. Ka gjithmonë oferta, por unë kam vendosur të qëndroj në Madrid. Jam shumë i lumtur për këtë.”

Sipas raportimeve në Tuttomercato, një njoftim zyrtar nga klubi tani është praktikisht vetëm një formalitet.
Gazetarët e afërt me klubin mbretëror sugjerojnë se Nacho ka rënë dakord për një zgjatje njëvjeçare të kontratës së tij me Madridin, e cila gjithashtu do ta shohë atë të marrë rreth 4 milionë euro në sezon.
#Inter, altra beffa dopo Istanbul: #Nacho rimane al #RealMadrid https://t.co/7DjGm7XhR7 pic.twitter.com/qIcu1fyysi
— calciomercato.com (@cmdotcom) June 11, 2023
Me kapitenin e klubit Karim Benzema që ka kaluar në Al-Ittihad në Arabinë Saudite javën e kaluar, Nacho, i cili shërbeu si zëvendës-kapiten i Madridit këtë sezon, pritet të marrë përsipër shiritin për sezonin 2023-24.