Muriqi: Jemi të uritur për fitore
Sulmuesi i Mallorcas Vedat Muriqi thotë se Kosova është e uritur për fitore.
Kosova ka zhvilluar stërvitjen e parë nën drejtimin e Franco Fodas, ku ishin të përfshirë vetëm 17 futbollistë, pasi pjesa tjetër do t’iu bashkohet në ditët në vijim.
Për faqen zyrtare të FFK-së, Muriqi ka deklaruar se kjo është një faqe e re për “Dardanët” dhe që janë të uritur për fitore.
“Ishte dita e parë e stërvitjeve dhe dita që u njoftuam perse afërmi të gjithë me stafin e trajnerëve. Do e hapim një faqe tjetër dhe këto dy miqësore do të na shërbejnë që ta mësojmë taktikën dhe kërkesat e trajnerit”.
“Në vizitën që trajneri Foda më bëri në Spanjë e kam njoftuar që grupi është i uritur për fitore”, deklaroi sulmuesi i Mallorcas.
Muriqi mbetet qendërsulmuesi kryesor i Fodas, derisa alternativa e tij do të jetë ylli i Rapid Bukureshtit Albion Rrahmani.
Përndryshe, Kosova do ta zhvillojë edhe një stërvitje tjetër në Prishtinë të martën (nga ora 11:00 në Kampin Nacional në Hajvali), para se të udhëtojnë për në Armeni.
“Dardanët” përballen me Armeninë më 22 mars 2024, kurse katër ditë më vonë do të luajnë ndaj Hungarisë.