Munishi me koment të çuditshëm: "As gjermanët s’janë si përpara" - NACIONALE

Munishi me koment të çuditshëm: "As gjermanët s’janë si përpara"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ismet Munishi ka dhënë një koment interesant në emisionin sportiv “Dueli Botëror” në “RTV Dukagjini” për humbjen që pësoiGjermania ndaj Japonisë gjatë ditës së sotme me rezultat 2:1.

Fajin për këtë humbje Munishi e sheh te fakti që gjermanët megjithatë nuk janë të njëjtë si dikur: “As gjermanët s'janë si përpara. Pse nuk janë si përpara? Karakteristikë e lojës së gjermanëve kanë qenë duelet e forta, shpejtësia dhe gjithmonë e kanë pasur një sulmues të mirë.”

Trajneri i Prishtinës mendon se karakteristikat e lojës asnjë trajner nuk duhet t’i prekë te një skuadër. Këtë gjë ai beson se e ka bërë Flick me Kombëtaren e Gjermanisë.

“Kam respekt shumë për Flick, sepse ka bërë edhe inovacione në futboll. Mirëpo, siç duket e ka humbur bazamentin e lojës që e ka pasur ndër vite. Nuk guxon të preket fondamenti i një skuadre. Krejt trajnerët që kanë tentu këtë kanë dështu. Mendoj që gjermanët duhet ta ruajnë atë luftën e pakompromis”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme