Munishi i çon selam Sylvinhos: Koha ta përdorësh artilerinë e rëndë si Daku e Hoxha - NACIONALE

Munishi i çon selam Sylvinhos: Koha ta përdorësh artilerinë e rëndë si Daku e Hoxha

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Ismet Munishi e ka këshilluar përzgjedhësin e Shqipërisë Sylvinho që t’i fut në lojë nga fillimi dyshen Mirlind Daku e Arbër Hoxha.

Daku ende s’ka luajtur për Shqipërinë në Evropian ose në miqësoret që zhvilluan paraprakisht, ndërsa Hoxha hyri si inkuadrues ndaj Italisë dhe ishte në nivel për aq minuta sa luajti.

Për Sylvinhon tashmë kanë nisur kritikat për zgjedhjet që bëri në sulm dhe së fundmi ka reaguar edhe trajneri i Dukagjinit, duke i bërë me dije se duhet të përdorë dyshen Daku e Hoxha.

Mister Sylvinho ka ardhur koha ta përdorësh artilerinë e rëndë, tash ose kurrë. Mirlind Daku & Arbër Hoxha”, shkroi ndër të tjera ai.

Përndryshe, Shqipëria duhet të fitojë së paku katër pikë në dy ndeshjet e mbetura, ndaj Kroacisë respektivisht Spanjës për të ëndërruar kalimin në fazën e eliminimit direkt.

Fillimisht, Shqipëria përballet me Kroacinë të mërkurën me fillim nga ora 15:00, kurse pastaj e mbyll këtë cikël kualifikues ndaj Spanjës.

Lajme të ngjashme