Mungon vetëm zyrtarizimi, Vinicius Junior nënshkruan rinovimin me Realin - NACIONALE

Mungon vetëm zyrtarizimi, Vinicius Junior nënshkruan rinovimin me Realin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Real Madridit Vinicius Junior thuhet se ka nënshkruar kontratën e re që do ta mbajë në “Santiago Bernabeu” deri më 2027.

Pas një edicioni të mrekullueshëm në aspektin individual, ku shënoi 23 gola dhe dhuroi 21 asistime në 55 paraqitja në të gjitha garat, braziliani është bërë ylli i klubit madrilen.

Sipas “AS”, Reali e ka ‘blinduar’ 22-vjeçarin, që tani ka nënshkruar edhe kontratën e re afatgjate.

Raporti shton se një marrëveshje verbale është arritur muaj më parë, por që 14 herë kampioni i Evropës nuk e ka zyrtarizuar shkaku i punës që Vinicius po bën kundër racizmit.

Vinicius ka rinovuar për katër vitet në vijim, me Real Madridin që ka vendosur një klauzolë “Anti Arabi Saudite”, duke i vendosur klauzolë lirimi në vlerën e 1 miliardë eurove.

Zyrtarizimi pritet të bëhet sapo Vinicius të rikthehet në stërvitje, meqenëse me disa lojtarë të tjerë brazilianë e kanë vazhduar pushimin.

Real Madrid e ka blerë anësorin kur ishte vetëm 18 vjeç nga Flamento në vitin 2018, ndërsa tani ka të regjistruar 59 gola dhe 64 asistime në 225 paraqitje.

Real Madrid ka punuar në rinovimin e kontratës së disa yjeve përpos prurjeve të reja, pasi ka vazhduar bashkëpunimin edhe me Luka Modric, Toni Kroos, Dani Ceballos dhe Nacho Fernandes.

Përndryshe, kanë blerë Jude Bellingham, Arda Guler, Fran Garcia, Joselu si dhe rikthyen Brahim Diaz, derisa shënjestra e radhës është Kylian Mbappe.

Lajme të ngjashme