Mungon ndaj Aston Villas, Zhegrova: Forca, skuadrës i duhet mbështetje - NACIONALE

Mungon ndaj Aston Villas, Zhegrova: Forca, skuadrës i duhet mbështetje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi kosovar Edon Zhegrova ka dhënë mbështetje për Lillen në përballjen kthyese ndaj Aston Villas.

Anësori ishte titullar në përballjen e parë në Angli, ku francezët pësuan humbje me rezultat 2:1, megjithatë mungonte sonte (e enjte) shkaku i lëndimit muskulor.

Sidoqoftë, Zhegrova nuk ka harruar ta mbështesë Lillen, duke iu kërkuar tifozët t’i qëndrojnë prapa lojtarëve që ta përmbysin klubin anglez.

“Sonte skuadra jonë ka nevojë për mbështetje më shumë se kurrë. Le ta bëjmë këtë natë të veçantë. Forca djem, jemi prapa jush”, shkroi ai në rrjetin social “Instagram”.

Për Zhegrovën, ky pritet të jetë sezoni i fundit te Lille meqenëse kërkohet nga disa skuadra evropiane, përfshirë Juventusin.

Ndërkohë, kosovari është i fokusuar plotësisht te Lille – që po synon ta sigurojë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin 2023/24.

Zhegrova thuhet se preferon që skuadra e radhës të jetë kandidat për titull si dhe të jetë pjesëmarrëse në garën më prestigjioze në botë.

Lajme të ngjashme