Mungon Mbappe, Franca bën publike listën për ndeshjet e tetorit
Kombëtarja e Francës e ka bërë publike listën e të ftuarve për dy ndeshjet e muajit tetor.
Përzgjedhësi Didier Deschamps i ka dhënë pushim Kylian Mbappes që të shërohet plotësisht nga lëndimi i fundit, duke mos e ftuar fare për këto dy përballje.
Lista e plotë e Francës:
Portierë: Areola, Maignan, Samba
Mbrojtësit: Clauss, Digne, Fofana, Hernandez, Konate, Kounde, Saliba, Upamecano
Mesfushorë: Camavinga, Fofana, Guendouzi, Kone, Tchouameni, Zaire-Emery
Sulmuesit: Barcola, Dembele, Kolo Muani, Nkunku, Olise, Thuram
📋 𝐋𝐚 𝐋𝐢𝐬𝐭𝐞 𝐝𝐞𝐬 𝐁𝐥𝐞𝐮𝐬 pour nos 2️⃣ prochains matchs de Ligue des Nations 🙌#FiersdetreBleus pic.twitter.com/mSGiEn9IAK
— Equipe de France ⭐⭐ (@equipedefrance) October 3, 2024
Përndryshe, Franca do të jetë mysafir i Izraelit më 10 tetor, kurse katër ditë më vonë e pret Belgjikën.