Muller: S’ia vlen të flasësh për transferimin e Kane në Bayern - NACIONALE

Muller: S’ia vlen të flasësh për transferimin e Kane në Bayern

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Thomas Muller ka ngulur këmbë se nuk ia vlen të flitet për kalimin e mundshëm të Harry Kane në Bayern Munich nga Tottenham Hotspur.

Për sulmuesin anglez është duke u përfolur se do të largohet nga Tottenhami, me Bayernin si klubin më të interesuar për shërbimet e tij.

Kampioni i Bundesligës është në kërkim të një zëvendësuesi të Robert Lewandowskit, i cili u largua në vitin 2022 dhe iu bashkua Barcelonës.

Bayerni e bëri një ofertë fillestare prej 70 milionë eurove për Kane, e cila u hodh poshtë menjëherë nga Tottenhami javë më parë.

Muller, i cili është i vetëdijshëm për punën në afatin kalimtar, beson se nuk ia vlen të flitet për Kane, por e shprehu admirimin e tij për sulmuesin anglez.

“Në fakt i kam thënë vetes që përderisa diçka nuk është punë e kryer, nuk ia vlen të flasësh”, tha Muller për Bild.

Kur u pyet me këmbëngulësi nëse i pëlqen Kane, ai u përgjigj me një buzëqeshje: “Nuk e njoh askënd që nuk e pëlqen atë”.

Tottenhami e ka bërë të qartë se nuk duan ta shesin sulmuesin e vet kryesor Kane, por nëse detyrohen t’i ndajnë rrugët me të, atëherë kërkojnë të paktën 120 milionë euro, megjithëse rrezikojnë ta humbasin atë pa asnjë qindarkë më 2024.

Megjithatë, Bayerni pritet të bëjë ofertë të përmirësuar për të në ditët në vijim.

Kane është i gatshëm t’i bashkohet Bayernit apo Manchester Unitedit.

Lajme të ngjashme