Mposhtet edhe Akil Gjakova, por mbetet në garë për të bronztën - NACIONALE

Mposhtet edhe Akil Gjakova, por mbetet në garë për të bronztën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe xhudisti Akil Gjakova ka pësuar humbje në çerekfinale, duke u mposhtur nga xhudisti prej Kazakistani Askar Narkulov.

Pavarësisht që të dy xhudistët bën paraqitje të bukur duke fituar nga një pikë në kohën e rregullt, ishte vendasi që shënoi fitore në “Golden Score”.

Ai fitoi përmes një “Wazari” duke e mbajtur të shtrirë Gjakovën për 10 sekonda dhe siguruar kualifikimin në gjysmëfinale.

Tani Gjakovës i mbetet të luftojë për medaljen e bronztë, njësoi si Laura Fazliut.

Lajme të ngjashme