Mourinho zbulon tre favoritët për “Euro 2024”
Trajneri Jose Mourinho ka zgjedhur Anglinë, Portugalinë dhe Francë si tre favoritët për ta fituar Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Pasi humbi finalen e “Euro 2020” kundër Italisë, “Tre Luanët” shihen si favoriti kryesor për këtë kompeticion në verë.
Megjithatë, Mourinho ka vlerësuar Portugalinë dhe Francën si kandidatët që mund ta ndalojnë Anglinë drejt këtij suksesi.
“Për mua, është një nga tre skuadrat më të fortë, pra Portugalia, Franca dhe Anglia”.
“Duke parë kualitetin dhe vazhdimësinë e lojtarëve, mendoj se Portugalia mund të shkojë aty për ta fituar”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Mourinho ka zbuluar se ishte pranë për të marrë drejtimin e Portugalisë, ndërsa dha lëvdata për punën që ka bërë Roberto Martinez.
“Kam pasur mundësinë për të drejtuar kombëtaren, një mundësi shumë reale”.
“Tani jemi në Evropian me një trajner që ka bërë punë të madhe dhe me lojtarë fantastikë. Dua që të shkoj mirë, që është për ta fituar”.
Në fund, Mourinho shprehu dëshirën për të drejtuar ndonjë skuadër në verë pasi u shkarkua nga Roma në ajnar.
“Çka që ndodhë, do të ndodhë. E di që pesha e historisë është e madhe”.
“E di që edhe kur stërvit skuadra që nuk janë të prirur për të fituar, njerëzit gjithmonë presin që unë të fitoj. Në dy vitet e fundit kam luajtur në dy finale evropiane. Unë dua të luaj më shumë”.