Mourinho: Paulo Dybala shumë i rëndësishëm për Romën
Trajneri Jose Mourinho thotë se sulmuesi Paulo Dybala është lojtar tepër i rëndësishëm për skuadrën italiane.
“Romakët” vazhdojnë të mos jenë në formën më të mirë, mirëpo Dybala është rikthyer në formacionin bazë për herë të parë që nga 8 tetori derisa Renato Sanches është në stol pas një muaji mungesë.
Leandro Parades mbetet i suspenduar derisa Leonardo Spinazzola, Chris Smalling, Lorenzo Pellegrini, Tammy Abraham dhe Marash Kumbulla janë të lënduar.
“Kemi punuar shumë mirë gjatë javës. E humbëm një lojtar të rëndësishëm shkaku i lëndimit, por morëm dy të tjerë që mund të na ndihmojnë”.
“E dimë që Lecce ka kualitet, por jemi këtu për të fituar ndeshje”.
“Rikthimi i Dybalas? Nuk e di, varet se si ndihet ai. Është shumë i rëndësishëm për ne që ta konsiderojmë opsionin për ta lërë ë stol. Ai duhet të luaj, kemi nevojë për lojtarët me më shumë kualitet”, deklaroi Mourinho.
Kujtojmë, Roma ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit në Serie A.
Ndeshja mes Romës dhe Lecces do të nis me fillim nga ora 18:00.