Mourinho mohon marrjen e detyrës në krye të Brazilit: Askush nuk ka kontaktuar me mua
Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka thënë se nuk ka pasur kontakt mes tij dhe Federatës së Futbollit të Brazilit, për të marrë detyrën e trajnerit në verën e vitit 2024.
CBF janë në kërkim të një trajneri me kohë të plotë si zëvendësues i trajnerit të përkohshëm Fernando Diniz, kontrata e të cilit skadon në verë.
Që kur zgjedhja nr. 1, Carlo Ancelotti, ra dakord të zgjasë kontratën e tij me Real Madridin deri në qershor 2026, raportimet kanë dalë se CBF tani i është drejtuar agjentit të Mourinhos, Jorge Mendes për të pyetur për disponueshmërinë e trajnerit portugez.

“Nuk e di nëse është e vërtetë që Brazili më dëshiron mua”, tha Mourinho. "Ata nuk kanë folur me mua. Unë i kërkova agjentit tim të mos më tregonte asgjë për ndonjë kontakt."
Ednaldo Rodrigues tha se detyra e tij e parë pasi u rikthye si president i CBF-së është të zgjedhë një menaxher të ekipit kombëtar me kohë të plotë.
Sipas raportimeve, trajneri i São Paulo, Dorival Júnior është kandidati i tij i preferuar.
Mourinho, kontrata e të cilit me Romën skadon më 30 qershor, tha se nuk ka marrë një vendim për të ardhmen e tij.
Mes raporteve se Roma po kërkon një trajner të ri, ish- trajneri i Chelsea dhe Manchester United tha: "Nuk kam asnjë arsye të mendoj se [pronarët e Romës] familja Friedkin nuk është e sinqertë, unë i besoj pronarëve 100%. Nuk do të thotë që unë do të qëndroj këtu 100%, por kjo do të thotë se ata nuk po kërkojnë dikë tjetër pas shpinës sime."

Që kur iu bashkua Romës në verën e vitit 2021, Mourinho, 60 vjeç, ka refuzuar ofertat për pozitën e trajnerit të Portugalisë dhe Arabisë Saudite.