Mourinho: E refuzova dy herë Portugalinë, Perez s’më lejoi sa isha trajner i Realit - NACIONALE

Mourinho: E refuzova dy herë Portugalinë, Perez s’më lejoi sa isha trajner i Realit

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Trajneri Jose Mourinho ka treguar se e ka refuzuar dy herë kombëtaren e Portugalisë, një herë kur ishte në krye të Real Madridit dhe disa muaj para se të shkarkohej nga Roma.

Mourinho ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetarin italian Fabrizio Romano, ku ka treguar edhe pse e refuzoi Portugalinë.

Fillimisht, “Special One” deklaroi se e refuzoi shkaku që s’e lejoi Florentino Perez, ndërsa për herën e dytë sepse besonte në projektin e Romës.

E kisha dy herë hapur derën e Portugalisë. Për herë të parë kur isha trajner i Real Madridit, por Florentino më tha se nuk ka shans”.

Herën e dytë ishte kur isha te Roma, u shkarkova pas disa muajve... por nuk pendohem sepse jam i lumtur me arsyen”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Mourinho gjithashtu ka konfirmuar se është gati për t’u rikthyer në stolin e ndonjë skuadre qysh në afatin kalimtar veror.

Spekulimet deri më tani e kanë lidhur me një kalim te Bayern Munich ose rikthimin e tretë te Chelsea.

Lajme të ngjashme