Mourinho e kritikon Osimhenin: Lojtar fantastik, por simulon shumë
Trajneri Jose Mourinho e ka kritikuar yllin e Napolit Victor Osimhen thotë se nigeriani simulon shumë.
“Special One” është pyetur rreth lojtarit, i cili iu bashkua Galatasarayt në formë huazimi nga Napoli.
Tekniku portugez deklaroi se Osimhen së bashku me Mohamed Salah janë lojtarët afrikanë më të mirë në botë, sidoqoftë nuk i pëlqen mënyra si sillet nigeriani shkaku që simulon shumë.
“Është lojtar fantastik, por nuk më pëlqen mënyra si sillet. Ai simulon shumë...”.
“I kam thënë “Ti dhe Mo Salah janë lojtarët më të mirë afrikanë. Në të kaluarën ishte Didier Drogba, Samuel Eto’o dhe George Weah. Nuk mund të sillesh kështu. Ai simulon tepër”, deklaroi Mourinho.
🚨🚨🎙️| Jose Mourinho on Victor Osimhen:
— CentreGoals. (@centregoals) September 11, 2024
"He is a fantastic player, but I don't like the way he behaves, he dives too much..."
I told him, ‘You and Mo Salah are the best African players. In the past, it was Didier Drogba, Samuel Eto'o, and George Weah. You cannot behave like… pic.twitter.com/iYiOA6FFVL
Ndërkohë, raportohet se Osimhen pranoi që t’i bashkohet Galatasaray vetëm deri në muajin janar, ngase ende ëndërron që t’i bashkohet Chelseas.
Galatasaray përndryshe nuk e ka opsionin e blerjes për kartonin e Osimhenit, megjithatë do t’ia paguajë pagën prej 10 milionë eurove për sezon.