Mourinho e akuzon Pedron se është “simulues i lindur” pas derbit së Romës
Trajneri i Romës Jose Mourinho e ka “goditur” ish lojtarin e tij Pedro, duke e quajtur “simulues i lindur”.
Derbi i Romës në “Stadio Olimpico” përfundoi pa gola, me një ndeshje të zbehët ku dy skuadrat dështuan të shënojnë.
Tekniku portugez pas ndeshjes deklaroi se nuk mund ta lejonte Pedron të vetëm pasi ka lindur si simulues.
“Nuk doja ta lija Mancinin të vetëm me Pedron. Më duhej Karsdorp që ta ndihmonte”.
“Pedro është lojtar fantastik, por është simulues i lindur, një notar i shkëlqyer. Ai simulon në pishinë shumë bukur”.
Kjo padyshim ishte deklaratë befasuese, meqenëse Pedro luajti nën urdhrat e Mourinhos në “Stamford Bridge”.
Spanjolli iu bashkua “Bluve” nga Barcelona në vitin 2015, ku e zgjodhi Chelsean para Manchester Unitedit.
Anësori kaloi pesë vite te skuadra londineze para se t’i bashkohet Romës, ku një vit më vonë u bë lojtari i parë në dekadën e fundit që kalon te rivali lokal, Lazio.