Mourinho: CR7 gjithmonë duhet të jetë titullar - NACIONALE

Mourinho: CR7 gjithmonë duhet të jetë titullar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Jose Mourinho ka shprehur admirimin për Cristiano Ronaldon, duke deklaruar se portugezi gjithmonë duhet të jetë titullar përpos kur të pensionohet.

Gjatë një intervistë së fundmi, Mourinhos i janë treguar disa “karta” me foto të lojtarëve, para Kampionatit Evropian “Euro 2024”, ku “Special One” dha mendimin për secilin nga ta.

Një ndër lojtarët ishte edhe vetë Ronaldo, ku tekniku portugez kishte vetëm fjalë pozitive duke kritikuar ata që mendojnë se duhet të qëndrojë në stol.

Ti kurrë nuk mund ta vendosësh Cristiano Ronaldon në stol, derisa të pensionohet duhet të luajë. Kur të pensionohet atëherë pensionohet, por në rast që jo atëherë duhet të luajë (nga minuta e parë)”, tha shkurtimisht ai.

Ndër të tjera, Mourinho komentoi edhe Jude Bellinghamin, Luis Figo si dhe Luka Modricin, ku kroatin e vlerësoi si “krenaria e tij”.

“Bellingham? I pabesueshëm, absolutisht i pabesueshëm. Ai ka gjithçka. Nuk mund të gjesh kualitetin më të mirë sepse është i kompletuar”.

“Luis Figo? I mrekullueshëm. Kurrë s’i harrojë fjalët e tij që thoshte nëse je në telashe, atëherë ma pasoni topin”.

“Luka Modric? Modric është bukuria e futbollit, krenaria ime. E mora te Real Madridi kur askush s’besonte se ishte për Realin dhe shikoni tash pas 12-13 viteve është ende aty”.

Përndryshe, Mourinho është duke kërkuar skuadrën e radhës për ta menaxhuar pasi u shkarkua nga Roma.

Lajme të ngjashme