Mourinho ankohet për moskualifikimin në Ligën e Kampionëve
Trajneri Jose Mourinho është ankuar në vendimet e gjyqtarit pas eliminimit nga Lille në Ligën e Kampionëve.
“Special One” thotë se nuk e ka kuptuar vendimin për akordimin e penalltisë, ndërsa shtoi se nëse flet atëherë do të jetë në telashe.
Lille e Edon Zhegrovës arriti të avancojë në play-offin e Ligës së Kampionëve duke eliminuar Fenerin me rezultat të përgjithshëm 3:2.
“Njëra skuadër e meritoi fitoren dhe tjetra avancoi. E goditëm traversën dy herë dhe kishim shumë shanse. Vetëm gjyqtari dhe VAR-i e kuptojnë se pse e dhuruan atë penallti”.
“Nëse... nuk dua ta them pjesën e mbetur. Më pëlqen ta lë me nëse... mund të bëjmë mirë në Ligën e Evropës nëse... Nuk mund të flas më shumë se nëse.. Nëse flas, atëherë jam në telashe”.
“Nëse ke dëshirë të kuptosh më shumë, atëherë të ftoj ta rishikosh finalen e Ligës së Evropës 2022/23 mes Romës dhe Sevillas dhe atëherë do ta kuptoni se për çfarë e kom fjalën”, deklaroi ai.
Kësisoj, Fenerbahce nuk do të garojë në Ligën e Kampionëve në sezonin 2024/25 mirëpo do të ketë mundësinë për të rezervuar një vend në Ligën e Evropës nëse e fiton play-offin.