Motra shpjegon lotët e CR7: Ndodhi në momentin që pa nënën e tij në ekran - NACIONALE

Motra shpjegon lotët e CR7: Ndodhi në momentin që pa nënën e tij në ekran

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo nuk mundi t’i ndalte lotët shkaku që pa nënën e tij në ekranin e stadiumit, kështu së paku ka thënë motra e tij Elma.

Ronaldo fitoi vëmendjen e të gjithëve pasi nisi të qajë pak minuta pasi humbi penalltinë në kohën shtesë, me Jan Oblak që arriti t’ia lexojë goditjen.

Shumë e kritikuan për lotët, e disa e mbështetën, por sipas motrës së tij e tëra ka ndodhur pasi pa fytyrën e nënës së tij në ekranin e stadiumit.

“Ndodhi kur pa nënën e tij në ekranin e madh në stadium”.

“A e dini se çfarë nënkupton? Nuk e dini... kurrë nuk mund ta dini... Jo gjithçka ka të bëjë me futbollin, famën dhe paratë”, shkroi ajo në rrjetet sociale në “Instagram”.

Më vonë, Ronaldo e shënoi penalltinë e parë në gjuajtjet e 11-metërshave, me Portugalinë që fitoi 3:0 ndaj Sllovenisë, pasi portieri Diogo Costa bëri një paraqitje mahnitëse duke i ndalur të tre goditjet.

Portugalia tani ka avancuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian “Euro 2024”, ku do të përballet me Francën ndërsa Roberto Martinez është mes një zgjedhje të vështirë nëse duhet t’i besojë yllit të Al Nassr nga minuta e parë.

Lajme të ngjashme