Mosha është vetëm numër për futbollistin japonez, Miura zgjat kontratën me klubin portugez dhe do të luajë deri në moshën 57-vjeçare
Futbollisti japonez, Kazuyoshi Miura, është lojtari më i vjetër që luan në futbollin profesional dhe ai ka vazhduar kontratën e tij me skuadrën portugeze, Oliveirense, duke siguruar që do të luajë deri në moshën 57-vjeçare.
Skuadra portugeze e kategorisë së dytë Oliveirense njoftoi në rrjetet sociale se 'King Kazu' do të vazhdojë me ta edhe për një vit, që do të thotë se japonezi do të luajë futboll profesionist të paktën deri në moshën 57-vjeçare. Ai fillimisht iu bashkua Oliveirense në janar si huazim nga ekipi i J1 League Yokohama FC.

Debutimin e tij zyrtar e bëri në një ndeshje të Liga Portugal 2 kundër Academico de Viseu në një fitore 4:1. Në ndeshjen e fundit të sezonit në ligë, atij iu dha trofeu i lojtarit të ndeshjes, ku luajti 20 minutat e fundit me ekipin e tij duke fituar 4:3 ndaj Leixoes. Pas ndeshjes, Miura zbuloi se nuk ka në plan t'i varë këpucët së shpejti. “Kam ndërmend të luaj deri në moshën 60-vjeçare”, tha ai për Sport TV.
Duke njoftuar zgjatjen e tij, Oliveirense shkroi: "Miura Kazu vazhdon me UD Oliveirense 🔥. Kazuyoshi Miura, faleminderit për mbështetjen tuaj të vazhdueshme këtë sezon! 🔥"
🇵🇹 Miura Kazu continua na UD Oliveirense 🔥
— UD Oliveirense Futebol SAD (@oliveirense_sad) July 11, 2023
🇯🇵 三浦知良選手、今シーズンも宜しくお願いします!🔥#UDOliveirenseNossa #NossaUnião #NossaPaixão pic.twitter.com/R3gJvlBARz
Miura është një sensacion në Japoni dhe pati mundësinë të ndajë të njëjtën skenë me lojtarë si Lionel Messi, Neymar dhe Kylian Mbappe gjatë turneut të Paris Saint-Germain në Japoni në vitin 2022. Ai madje e vendosi topin e ndeshjes në pozicion përpara ndeshjes miqësore parasezonale midis PSG-së dhe Kawasaki Frontale në Stadiumin Kombëtar më 20 korrik 2022.

56-vjeçari do të kërkojë të marrë disa minuta në miqësoren parasezonale kundër Fafe më 15 korrik për t'u përgatitur për sezonin e ardhshëm 2023-24.