“Mos na jepni shpresë”, babai i Diaz shpreh admirimin për klubet madrilene - NACIONALE

“Mos na jepni shpresë”, babai i Diaz shpreh admirimin për klubet madrilene

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Babai i Luiz Diazit e ka lënë të hapur mundësinë që djali i tij të kalojë në Spanjë, duke zbuluar se është një ndër dëshirat e tij.

Diaz iu bashkua Liverpoolit në vitin 2022, duke iu ndihmuar ta fitojnë FA Cup dhe Carabao Cup, mirëpo që në atë vit u mposhtën nga Real Madridi në finale me rezultat 1:0.

Kolumbiani tani është i lidhur me një kalim te PSG-ja, mirëpo babai i tij ka zbuluar se 27-vjeçari ëndërron të luajë në La Liga.

“Kur u largua nga Porto nuk kisha dijeni se kishte ndonjë gjë pozitive me klubet e Madridit. Kam dëgjuar gjëra, por nuk dija që kishte diçka. Me Liverpoolin gjithçka ishte më konkrete”.

“Ishte më direkte që Luiz të arrinte këtu. Shpresoja që të vinte në Spanjë. Radamel Falcao ka qenë aty, James Rodriguez gjithashtu... në fund nuk ndodhi, por mos na jepni shpresë ende. Ai po luan dhe klubet janë aktive”.

Ndërkohë, ai para disa javëve kishte treguar se Diaz është fans i Barcelonës që kur ishte fëmijë.

“E vërteta është që di pak për Barcelonën për momentin. Është e vërtetë që Luis është fans besnik i Barcelonës dhe do të ishte ëndërr të shkonte aty”.

“Nuk do ishte asnjë problem nëse do të shkonte te Barcelona sepse është top skuadër dhe një nga më të mirat në botë”.

Përndryshe, Diaz ka kontratë me Liverpoolin edhe për tre vite, ndërsa deri më tani ka shënuar 22 gola në 86 paraqitje.

Lajme të ngjashme