Moratti: Po të isha unë në drejtimin e Interit do ta shkarkoja Inzaghin dhe do të kisha bërë gabim - NACIONALE

Moratti: Po të isha unë në drejtimin e Interit do ta shkarkoja Inzaghin dhe do të kisha bërë gabim

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti e pranon se ai ndoshta do të kishte shkarkuar Simone Inzaghin tashmë këtë sezon, por gjithashtu pranon "ky do të kishte qenë një gabim".

Zikaltrit janë me një këmbë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve pas fitores 2:0 në ndeshjen e parë në udhëtim te Benfica, me ndeshjen vendimtare të mbetur në San Siro që zhvillohet të mërkurën në mbrëmje.

Megjithatë, ka raporte të forta se klubi mund ta shkarkojë trajnerin nëse ai nuk arrin ta çojë skuadrën në mesin e katër skuadrave më të mira evropiane.

“Ne të gjithë jemi duke pritur për ndeshjen kundër Benficës, e cila bëhet më e rëndësishme sepse po ia dalim shumë keq në Serie A”, tha Moratti për TMW Radio.

“Mendoj se Interi ka 70 për qind shanse për t’u kualifikuar, duke parë rezultatin e ndeshjes së parë, por në Ligën e Kampionëve gjithçka mund të ndodhë”.

Gjatë mandatit të tij të gjatë, Moratti fitoi tripletën me Jose Mourinhon në vitin 2010, por ishte gjithashtu i famshëm për shkarkimet dhe ndryshimin e vazhdueshëm të ekipit të tij drejtues.

Moratti revives 'Grande Inter' spirit | UEFA Champions League | UEFA.com

A do ta kishte mbajtur ai besimin te Inzaghi pas 11 humbjeve në Serie A në 30 raundet e para?

“Jo, duke e ditur karakterin tim dhe faktin që kam shkarkuar trajnerë pas tre ose katër humbjeve. Ndoshta edhe atëherë do të kishte qenë një gabim.”

Ndërsa Moratti fitoi tre titujt përfundimisht, ai gjithashtu pati shumë vite të këqija e me shumë presion, ndërsa Steven Zhang dhe Suning tani kanë më pak presion mbi supet e tyre.

“Kritika është në të njëjtin nivel me ambicien. Nëse filloni me Ronaldon dhe dëshirën për të pushtuar botën, atëherë ata nuk do ta falin dështimin. Në vend të kësaj, nëse jeni modest… Unë shoh që futbolli në përgjithësi tani po përafrohet rreth një niveli mediokriteti.”

Lajme të ngjashme