Morata hesht spekulimet, konfirmon qëndrimin në Atletico Madrid
Alvaro Morata do të vazhdon të mbetet pjesë e skuadrës kryeqytetase të Atletico Madridit, anipse spekulimet për largimin e tij nuk rreshten gjatë gjithë verës.
Për ta dhënë një konfirmim të qartë për qëndrimin në Atletico Madrid, u përkujdes vetë ai, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social "Instagram".

Morata deri më tani ka shënuar dy gola në tri xhiro sa janë luajtur në La Liga. Juventus gjeti gjuhë të përbashkët me Atletico Madridin për ta ushtruar të drejtën e blerjes së kartonit të tij dhe në fund vendosi që t'i sigurojë shërbimet e Milik.