Morata: Askush nuk dëshiron të përballet me Milanin - NACIONALE

Morata: Askush nuk dëshiron të përballet me Milanin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Alvaro Morata ka siguruar se do të jetë gati për fillimin e sezonit në Serie A, pasi debutoi në miqësore derisa beson se asnjë klub nuk do të dëshironte të luante ndaj shtatë herë kampionit të Evropës.

Spanjolli i shtyu pushimet shkaku që e fitoi trofeun e “Euro 2024” në Gjermani, ndërsa ishte kapiten i kombëtares që i fitoi të gjitha ndeshjet në Kampionatin Evropian.

Morata arriti këtë javë në Itali për eksperiencën e re te “Rossonerët”, kurse ishte titullar në fitoren 3:1 ndaj Monzas.

“Ishte e mrekullueshme, dua të falënderoj të gjithë tifozët që erdhën këtu dhe na sjellën këtë atmosferë të mirë”.

Kam pasur vetëm dy stërvitje këtë javë, por mendoj se do të jem gati dhe në formë për fillimin e sezonit”, deklaroi ai për “Mediaset”.

Ndër të tjera, spanjolli shtoi se askush s’do të donte të përballet me Milanin, mirëpo duhet të punojnë për t’i arritur objektivat.

“Duhet ta fusim në kokë se duhet punë e madhe në mbrojtje. Kam shikuar miqësoret që Milani ka luajtur dhe kualiteti në skuadër është i dukshëm”.

“Fanella të bën të garosh për fitore. Nuk ka formula për sukses. Askush nuk ka dëshirë të luajë ndaj Milanit, duhet të punojmë shumë dhe t’i arrijmë objektivat”.

Lajme të ngjashme