Monaco konkurron me Interin për sulmuesin e Arsenalit
Interi ka kohë që është një nga skuadrat më të interesuara për ta transferuar yllin e Arsenalit, Folarin Balogun, por tani zikaltrit do ta kenë konkurrencën e Monacos, që sipas raportimeve po përgatitet për një ofertë.
Zikaltrit kanë qenë në kërkim të qendërsulmuesit amerikan pas vendimit të tyre për t'u larguar nga Romelu Lukaku muajin e kaluar dhe kanë shqyrtuar një sërë opsionesh si Gianluca Scamacca dhe Alvaro Morata.

Inter e identifikoi Balogunin si objektivin e tyre kryesor dhe shpreson që Arsenali të japë një zbritje në çmimin e saj prej 50 milionë euro. Ndërkohë, Monaco doli me një ofertë fillestare për sulmuesin amerikan dje.
Siç theksohet nga Fabrizio Romano, Monaco po përgatitet për t'i dërguar Arsenalit një ofertë të dytë për Balogun, duke kërkuar që ai të zëvendësojë të dëmtuarin Breel Embolo.
Not only Inter. AS Monaco want to try and big again for Folarin Balogun after initial proposal made on Monday, he's top target to replace Breel Embolo who broke his ACL ⚪️🔴🇺🇸
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 8, 2023
Both Inter and Monaco expect to have situation clear this week. pic.twitter.com/ktmvvrfwXx
Si Interi ashtu edhe skuadra e Ligue 1 presin një përditësim nga Topçinjtë në ditët në vijim, duke dashur të zgjidhin situatën përpara se sezoni të fillojë më vonë këtë muaj.
19-herë Kampioni i Italisë shpreson të paguajë rreth 35-40 milionë euro për 22-vjeçarin, i cili së fundmi ka dhënë shenja për dëshirë të tij për t’u transferuar te Interi, me disa postime në faqen e tij në Instagram.

