Momenti kur Floyd Mayweather i hidhen lule para këmbëve, para se ta nokautonte kundërshtarin - NACIONALE

Momenti kur Floyd Mayweather i hidhen lule para këmbëve, para se ta nokautonte kundërshtarin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Floyd Mayweather regjistroi një tjetër fitore, kësaj radhe kundër luftëtarit të MMA dhe YouTuberit, Mikuru Asakura.

Boksieri legjendar tha se do të ishte një "pagesë e lehtë, çek i lehtë, kundërshtar i lehtë", para meçit ekzibicional - dhe ai i doli në krye parashikimeve para meçit me një paraqitje bindëse në Saitama të Japonisë.

Mayweather lansoi një të djathtë të bujshme në Asakuran në fund të rundit të dytë për të siguruar një fitore të pritshme.



Sa para fitoi Mayweather nga meçi me Asakuran?


45-vjeçari do të përfitojë 20 milionë euro nga përballja, sipas 'ESPN'.

Aspak keq për punë "disa minutëshe", apo jo?

Floyd Mayëeather nokauton Mikuru Asakuran.



Shikoni më poshtë momentin e nokautit.

"Do të dëshiroja të falenderoja tërë vendin e Japonisë," tha Mayweather pas ndeshjes.

"Vend i pabesueshëm, njerëz të pabesueshëm. Një aventurë ngazëllyese. Një duartrokitje për garuesin këtu".

Një burrë i hedh lule Mayweather


Derisa Mayweather komplimentoi popullin japonez, pati disa skena bizare brenda ringut, pak para se të ndodhte nokauti.

Një burrë - me shumë gjasë ndonjë zyrtar - shkoi për t'ia dhuruar Mayweather një buqetë lulesh.

Por, në vend që t'ia dhuronte, ai e hodhi për ringu.



Turma reagoi derisa edhe komentatorët u dukën të shokuar.

"Epo, kjo është interesante", tha komentatore Joe Ferraro.

"Nuk mendoj se kam parë më herët diçka të tillë në Japoni".



Damien Broën shtoi: "Asnjëherë, asnjëherë. Është mënyra tradicionale e ofrimit të luleve, një gjë respektuese. Ndoshta po bëhet ndonjë lojë".

Disa fansa japonezë kanë kërkuar falje për veprimet "jo respektuese" të bashkëkombasit.

Lajme të ngjashme