Mohamed Salah i thotë lamtumirë Kloppit me një mesazh emocional
Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah, i ka çuar një mesazh emocional trajnerit Jurgen Klopp, pasi ky i fundit e përfundoi një epokë te skuadra nga Merseyside.
Salah iu bashkua Liverpoolit dy vite pasi Klopp u emërua në krye të klubit, duke ndihmuar këtë skuadër në triumfin në Ligë të Kampionëve dhe Premierligë, si arritjet më të mëdha, krahas edhe disa trofeve të tjerë.
Pas shtatë viteve bashkë, Salah shkroi një mesazh emocional, duke mos i lënë asgjë në dorë publikut, për të gjykuar marrëdhënien mes të dyve, pas një përplasje që patën në një ndeshje të Premierligës javë më parë. Ai së fundmi foli për marrëdhënien me Klopp, por shkrimi i tij si pikë kyçe kishte largimin e trajnerit nga klubi pas ndeshjes së fundit kampionale.
"Ishte diçka fantastike të ndashë të gjithë këta trofe dhe këtë eksperiencë me ju në këto shtatë vite. Të uroj fat të mirë në të ardhmen dhe shpresoj se do të takohemi sërish", tha Salah në platformën X.
It was great sharing all those trophies and experiences with you over the past 7 years.
— Mohamed Salah (@MoSalah) May 20, 2024
I wish you the best of luck for the future and hope we meet again. pic.twitter.com/mIES7Ctmhs
Hapi i tjetër i Jurgen Klopp mbetet i panjohur, por ish-trajneri i Borussia Dortmund pritet të marrë një pushim për një kohë nga futbolli, pasi udhëhoqi Liverpoolin për nëntë vite. Në anën tjetër, Salah ka kontratë me skuadrën nga Anfield deri në verën e vitit 2025, por ai është i lidhur me një kalim në Arabinë Saudite, ku ka oferta marramendëse për të.
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)