Modric: Na pret një ndeshje e rëndësishme në një stadium historik
Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric thotë se i pret një sfidë e vështirë ndaj Liverpoolit.
“Los Blancos” janë mysafir i “Reds” në “Anfield” në kuadër të raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.
Para ndeshjes, në konferencë për shtyp foli Modric që tha se i pret një sfidë e vështirë në një stadium historik.
"Një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë na pret ndaj një rivali të fortë në një stadium historik me tifozë të fuqishëm. Duhet të luajmë një lojë të mirë për të fituar një rezultat të mirë për ndeshjen e dytë. Duhet të jesh në nivelin e lartë, të jemi si skuadër dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin".
Kroati konfirmoi se ende s’ka nisur bisedimet për rinovimin e kontratës duke shtuar se ka lidhje të shkëlqyeshme me klubin.
"Nuk kam biseduar me klubin për rinovim deri më tani, njëjtë si vitin e kaluar. Jam shumë i qetë. Këto pyetje janë të mërzitshme sepse them gjithmonë se ndihem mirë dhe dua të vazhdoj te Real Madrid. Duhet të flas me klubin, por dua të vazhdoj nëse e meritoj dhe jo sepse jam Modric. Asgjë s'do ta ndryshoj lidhjen time me Madridin, është klubi i jetës dhe kjo nuk do të thyhet".
"Do të jap më të mirën për të vazhduar të jem këtu. Gjithnjë kam pasur lidhje të shkëlqyer me klubin. Jam i fokusuar që të jem në nivelin më të mirë dhe të shohim çfarë do të ndodhë".
Modric dha lëvdata edhe për yjet e rinj duke thënë se vetëm janë duke u përmirësuar.
"Lojtarët e rinj po bëjnë mirë dhe kanë të ardhme këtu. Duhet të punosh, mësosh, por nuk janë në Madrid nga fati, klubi ka investuar për disa arsye. Janë duke ia dal mirë dhe do të bëjnë edhe më mirë".
Në fund, ai konfirmoi se ka bërë përgatitjet si në çdo ndeshje tjetër.
"Si gjithmonë shikojmë videot e skuadrës kundërshtare, por i njohim të gjithë lojtarët pasi kemi luajtur ndaj tyre, kush rrinë në zonë dhe çfarë mund të bëjnë. Përgatitem si gjithmonë, mos u shqetësoni".
Ndeshja mes Liverpoolit dhe Realit do të nis me fillim nga ora 21:00.