Modric drejt largimit nga Reali, kërkohet nga klubet kroate dhe amerikane - NACIONALE

Modric drejt largimit nga Reali, kërkohet nga klubet kroate dhe amerikane

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Luka Modric është tunduar me disa oferta nga klubet kroate dhe amerikane.

Fituesi i Kupës së Botës pritet të largohet nga “Santiago Bernabeu” në fundin e sezonit, shkaku që ka humbur pozitën në 11-shën titullare dhe është duke luajtur vetëm si rezervë.

Pavarësisht që shënoi golin e fitores ndaj Sevillas, Modric pritet të lihet sërish në stol andaj e ka të qartë se ky mund të jetë sezoni i fundit si futbollist te Reali, pasi i është ofruar edhe mundësia për t’iu bashkuar stafit të trajnerëve të Carlo Ancelottit.

Sipas “Athletic”, kjo s’është oferta e vetme për kroatin pasi ka marrë oferta edhe nga disa klube kroate si dhe ato amerikane, përfshirë Inter Miamin ku ndodhen emrat si Lionel Messi, Sergio Busquets, Jordi Alba dhe Luis Suarez.

Edhe pse verës së kaluar kishte oferta, Modric nuk është duke konsideruar aspak kalimin në Arabinë Saudite.

Destinacioni më i mundshëm raportohet të jetë Inter Miami, por kroati ende nuk ka vendosur sepse është i fokusuar për të fituar trofe me Real Madridin, që janë duke prirë në La Liga, si dhe fituan përballjen e parë ndaj RB Leipzigut në Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme