MKRS pezullon licencen e Federatës së Karatesë së Kosovës - NACIONALE

MKRS pezullon licencen e Federatës së Karatesë së Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ia ka pezulluar licencën Federatës së Karatesë së Kosovës pas rekomandimeve të Komisionit Vlerësues për Licencim të Federatave Sportive.

MKRS përmes një komunikate zyrtare konfirmoi se Federatës së Karatesë tashmë i është pezulluar licenca, por që kjo mund të rregullohet në rast që FKK-ja i përmbush kërkesat brenda 45 ditëve.

FKK-ja është e obliguar që ta përsërisë Kuvendin e jashtëzakonshëm zgjedhor duke respektuar ligjet dhe udhëzimet administrative.

Ndër të tjera, në këtë Kuvend do të jenë të pranishëm vetëm anëtarët e FFK-së që i kanë përmbushur kriteret e licencimit.

Lajme të ngjashme