Mirlind Daku titullar, formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Ishujve Faroe - NACIONALE

Mirlind Daku titullar, formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Ishujve Faroe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë përballjen e fundit në kuadër të kualifikuesve për Kampionatin Evropian “Euro 2024” ndaj Ishujve Faroe.

“Kuq e Zinjtë” duan vetëm fitore në mënyrë që të avancojnë si lider por punë mund t’iu kryejë edhe barazimi.

Përzgjedhësi Sylvinho ka njoftuar se do të ketë ndryshime në formacionin bazë, pasi dëshiron t’i pushojë disa nga lojtarët që luajtën ndaj Moldavisë.

Ylli nga Kosova Mirlind Daku pritet të jetë nga minuta e parë duke e zëvendësuar Sokol Cikalleshin, kurse Bare ta zërë vendin e Kristjan Asllanit, derisa Ernest Muçi në vend të Nedim Bajramit.

Përndryshe, do të ketë ndryshime edhe në mbrojtje, duke nisur nga porta me Thomas Strakoshën që pritet ta zëvendësojë Etrit Berishën.

Formacioni i Shqipërisë në bazë të asaj që raporton “abcnews.al” duket kështu:

Strakosha; Balliu, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj; Bare, Ramadani; Muçi; Asani, Daku, Uzuni.

Ndërkohë, ndeshja do të nis me fillim nga ora 20:45 në “Air Albania”.

Lajme të ngjashme