Mirlind Daku shënon gol në fitoren ndaj klubit serb
Sulmuesi shqiptar Mirlind Daku është duke vazhduar me formën fantastike te Rubin Kazani, ku i ka shënuar gol edhe klubit serb Napredak.
Ish ylli i Ballkanit realizoi në fitoren që Rubin Kazan e shënoi me rezultat bindës 5:2.
Zhvillohej minuta e 59-të, ku pas një aksioni të bukur të klubit rus, Daku u gjend në vendin e duhur dhe me një goditje precize e dërgoi brenda rrjetës.
Даку! Забивает Мирлинд после неразберихи у ворот сербской команды 🔥
— «Рубин» Казань (@fcrk) January 22, 2024
Выходим вперёд в матче 💪🏻#РубинНапредак 3️⃣:2️⃣ pic.twitter.com/TTeqkWRlOz
Sidoqoftë, kjo s’ishte i vetmi kontribut që e bëri në takim Daku, pasi goditi edhe një herë shtyllën, e pastaj nga top i kthyer realizoi bashkëlojtari.
Daku ka për synim që të vazhdojë me këtë formë fantastike në mënyrë që të ftohet nga Sylvinho për “Euro 2024”.