Mirlind Daku: Evropiani një eksperiencë e mirë, por jo shumë e mirë për mua - NACIONALE

Mirlind Daku: Evropiani një eksperiencë e mirë, por jo shumë e mirë për mua

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli kosovar që luan për Rubin Kazan dhe Kombëtaren e Shqipërisë, ka folur për herë të parë për media rreth incidentit që ndodhi në Kampionat Evropian.

Shqipëria barazoi 2:2 me Kroacinë, me Dakun që pas përfundimit të ndeshjes mori një megafon dhe këndoi me tifozët, duke përdorur gjuhë ofenduese.

UEFA për këtë veprim, e dënoi atë me dy ndeshje moslojë, duke ia mohuar paraqitjen ndaj Spanjës.

Tani futbollisti kosovar ka folur për media, duke thënë se Evropiani ishte eksperiencë e mirë për kombëtaren, por jo shumë e mirë për të.

"Evropiani në përgjithësi ishte një eksperiencë shumë e mirë. Për mua jo shumë e mirë, duke marrë parasysh atë që ndodhi. Por, nuk kemi çfarë të bëjmë. Po shohim se Kombëtarja çdo ditë po rritet më shumë dhe jam shumë i kënaqur që isha pjesë e Kombëtares në këtë Kampionat Evropian,” tha ai në intervistën për Ora News.

Para se të bëhej publike dënimi i UEFA-s për Dakun, lojtari kërkoi falje publikisht për gjestin që kishte bërë, duke u shprehur se ishte veprim në efekt të emocioneve, veprim për të cilin ka marrë kritika të shumta.

Lajme të ngjashme