Ministrja e Sportit e Francës i fajëson tifozët e Liverpoolit për kaosin e madh në finalen e Parisit
Ministrja e Sportit e Francës, Amélie Oudéa-Castéra, ka thënë se tifozët e Liverpoolit me bileta të pavlefshme i shkaktuar telashet fillestare në finalen e Ligës së Kampionëve në Paris.
Amélie Oudéa-Castéra e fajësoi grumbullimin e një turme të madhe tifozësh me “bileta të rreme” për kaosin në stadium.
Por ajo theksoi se të rinjtë vendorë që u përpoqën të futën më forcë në stadium i përkeqësuan gjërat.
Tifozët e Liverpoolit e kritikuan reagimin e policisë franceze, ndërsa ministrja e Kulturës e Britanisë së Madhe Nadibne Dorries i përshkroi si tejet shqetësuese skenat në Paris.
Policia franceze është kritikuar që ka hedhur sprej dhe gaz lotsjellës ndaj tifozëve të Liverpoolit të cilët po prisnin në radhë për t’u futur në stadium të shtunën mbrëma.

Fillimi i ndeshjes finale u shty për 35 minuta për shkak të telasheve jashtë stadiumit Stade de France, të cilën Real Madridi e fitoi 1:0 kundër Liverpoolit.
Oudéa-Castéra ka thënë se UEFA, zyrtarët e stadiumit dhe policia duhet të mësojnë nga kjo ndodhi.

“Ajo që ndodhi, së pari, ishte ky grumbullim masiv i përkrahësve britanikë të Liverpoolit, pa bileta, apo me bileta të rreme”, tha Oudéa-Castéra për radion franceze RTL.
Ajo tha se edhe më shumë njerëz nga zonat lokale tentuan të futeshin me forcë në stadium.
“Një numër i caktuar i të rinjve nga zonat përreth, që ishin të pranishëm, tentuan të futeshin brenda duke u përzierë me turmën”, shtoi ajo.
Ajo theksoi si i vjen keq që familjet dhe fëmijët u goditën nga gazi lotsjellës.
I came across this issue repeatedly as I tried to access the stadium last night. Locals trying to force their way in leading to security closing the gates and keeping out legitimate fans with tickets. Police either didn't know how to deal with it or didn't want to #LFC #UCLfinal pic.twitter.com/JZyexADoMa
— Nick Parrott (@NickParrottTV) May 29, 2022