Milot Rashica shumë pranë kalimit te Galatasaray
Sulmuesi Milot Rashica në orët në vijim mund të prezantohet si transferimi më i fundit i Galatasaray.
Kosovari nuk është ftuar fare te skuadra e Dean Smith në këto tre ndeshjet e fundit, e mesa duket ka qenë shkaku i kësaj marrëveshje.
Sic raporton mediumi i njohur turk "Miliyet", marrëveshja mes Norwich Cityt dhe Galatasaray është arritur për shërbimet e Rashicës.
"Derisa një marrëveshje huazimi është pranuar nga skuadra verdhëzinje (Norwichi), marrëveshja e lumtur tashmë është arritur për lojtarin".
"Njoftimi zyrtar pritet të ndodh së shpejti. Galatasaray huazon Rashicën, të cilin Norwichi e bleu për 11 milionë euro, atë falas", shkroi mediumi turk.
Në raport gjithashtu shtohet se pagën e anësorit kosovar prej 3.5 milionë euro, do ta vazhdojë ta paguajë Norwcihi, me të cilët ka kontratë deri në vitin 2025.
Koha e vështirë për Rashicën te Norwichi
Pavarësisht që vitin e kaluar ishte i padiskutueshëm në formacionin bazë, kjo nuk ndodhi këtë verë.
Trajneri Dean Smith kishte lavdëruar gjithmonë lojtarin për punën e bërë në stërvitje, sidoqoftë nuk e ftoi fare në këto tre xhirot e fundit.
Në fitoret kundër Coventru dhe Birmingham, Rashica nuk ishte me skuadrën, derisa ndaj Sunderland udhëtoi me ekipin, por pastaj Smith e largoi duke mos e lënë as në stol.
Rashica zhvilloi minuta vetëm në fillimin e sezonit, pra 84 minuta ndaj Cardiff, 77 ndaj Wigan (dhuroi edhe një asistim) dhe 58 minuta ndaj Hull Cityt pastaj humbi vendin në formacionin bazë.
Ndeshjen e fundit për Norwichin e zhvilloi kundër Huddersfield, duke u inkuadruar në minutën e 83-të në fushë.
Përndryshe, që prej kalimit te Norwich - Rashica zhvilloi 40 paraqitje në përgjithësi duke shënuar dy gola dhe kontribuar me tre asistime tjera brenda 2 mijë e 761 minutave në fushë.
Mbetet të shihet në orët në vijim nëse ky lajm rezulton të jetë i vërtetë, me Galatasaray që synon rikthimin në maje pasi kanë siguruar edhe shërbimet e Marco Icardit nga PSG.