Milot Rashica dhe Etrit Berisha në formacionin më të mirë të javës
Ylli i Kosovës Milot Rashica dhe portieri Etrit Berisha pas paraqitjeve fenomenale kanë fituar nga një vend në formacionin më të mirë të javës për xhiron e shtatë në kualifikimet për Kampionat Evropian.
Sulmuesi i Besiktasit shënoi dy gola si dhe dhuroi një asistim të mrekullueshëm në fitoren e Kosovës 0:3 si mysafir i Andorrës.
Kështu, e përditshmja “SofaScore” e ka vendosur në formacionin e javës duke e vlerësuar me notën 9.8.
Përpos Rashicës, edhe portieri i Shqipërisë Etrit Berisha zuri vend pas pritjeve të mrekullueshme ndaj Republikës Çeke.
“Kuq e Zinjtë” i shpartalluan çekët me rezultat bindës 3:0, ku Berisha ishte fantastik duke bëri disa super pritje, ku si pasojë edhe u vlerësua me notën 8.6.
Formacioni i plotë ku gjenden edhe shumë yje të futbollit: Berisha; Bardakci, Balodis, Akaydin; Smyth, Fernandes, Aursnes, Sirvys; Lukebakio, Rashica, Mbappe.
