Milot Avdyli afër të bëjë hapin e madh në karrierë, kërkohet nga Luzerni - NACIONALE

Milot Avdyli afër të bëjë hapin e madh në karrierë, kërkohet nga Luzerni

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Që një kohë të gjatë sulmuesi kosovar Milot Avdyli është duke shkëlqyer në ligën e dytë zvicerane, por tani mund të bëjë hapin e radhës në karrierë.

Pas paraqitjeve fantastike, 21-vjeçari ka fituar vëmendjen e gjigantit zviceran Luzern, me drejtorin sportiv Remo Meyer që ishte i pranishëm në ndeshjen e fundit të Aaraut vetëm për ta shikuar lojtarin.

4-4-2.ch” raporton se interesimi i Luzernit për Avdylin është mjaftë konkret dhe ekziston mundësia që të bëjnë ofertë zyrtare në afatin kalimtar veror.

Anësori i krahut të djathtë ka fituar vëmendjen e Luzernit falë teknikes dhe fuqisë së ka, derisa vlerësohet lartë edhe për driblimet dhe pasimet finale që bën.

Aarau do të ishte gjithashtu i hapur për shitjen e Avdylit meqenëse është ndër lojtarët kryesorë të skuadrës, ku mund të fitonin një vlerë të lartë financiare.

Përpos Luzernit, interesim ka shprehur edhe skuadra tjetër e Superligës Zvicerane FC Lausanne-Sport.

Luzern pritet ta ndjekë nga afër Avdylin nëse ftohet nga Afrim Tovërlani në ndeshjen e marsit për Kosovën U21 ndaj Gjermanisë.

Lajme të ngjashme