Milano vishet kuq: "Rossonerët" triumfojnë ndaj Interit - NACIONALE

Milano vishet kuq: "Rossonerët" triumfojnë ndaj Interit

1 vit më parë

nga NACIONALE

AC Milani e ka fituar kryederbin e xhiros së pestë në Serie A, duke mposhtur në udhëtim Interin.

Përballja mes dy rivalëve lokal ishte shumë e zjarrtë me epilogun përfundimtar që doli të jetë 1:2.

Milani e nisi më mirë duke kaluar në epërsi përmes një supergoli të Christian Pulisicit, i cili e la të shtangur Yan Sommerin (10’).

Por, Inter u përgjigj shpejtë duke barazuar përmes Federico DiMarcos, që mori një asistim të bukur nga Lautaro Martinez (27’).

Milani kishte një mundësi të mirë shënimi përmes Rafael Leaos, por që ylli portugez dështoi keq nga afërsia.

“Rossonerët” rrezikuan sërish me Leaon dhe Tammy Abraham, por prapë të dy nuk ia arritën t’i finalizojnë rastet.

Kur askush s'e priste, Matteo Gabbia doli në skenë për t'ia fituar pikët e plota Milanit, pas një asistimi të Reijnders (90').

Kësisoj, Interi dhe Milani tani renditen në pozitat gjashtë dhe shtatë duke pasur tetë pikë.

Lajme të ngjashme