Milani po e konsideron ftesën për sensacionin 15-vjeçar Camarda në ndeshjen kundër Fiorentinës
Raportohet se Milani po e mendon seriozisht mundësinë që ta ftojë të talentuarin 15-vjeçar Francesco Camarda, në ekipin e parë, për ndeshjen e së shtunës, që kuqezinjtë e luajnë kundër Fiorentinës.
Trajneri, Stefano Pioli është në mes të një krize disponueshmërie në sulm, pasi Olivier Giroud është pezulluar për dy ndeshje, për shkak të përjashtimit të tij kundër Lecces para pushimit ndërkombëtar.
Më pas, të enjten, u konfirmua se transferimi i verës, Noah Okafor, kishte pësuar një dëmtim në muskulin e kofshës ndërsa ishte jashtë në detyrë ndërkombëtare me Zvicrën, duke e përjashtuar atë edhe për ndeshjen ndaj Fiorentinës.

Mungesat nënkuptojnë se Luka Jovic pritet të startojë në fillim, por pa opsione të tjera në dispozicion, adoleshenti Camarda mund të thirret në bankinën e Milanit për herë të parë sipas Matteo Moretto dhe Fabrizio Romanos.
Francesco Camarda verso la convocazione per Milan-Fiorentina.
— Matteo Moretto (@MatteMoretto) November 23, 2023
L’attaccante classe 2008 compirà 16 anni il 10 marzo. pic.twitter.com/xjEL2EMbu6
Duke luajtur disa vite mbi grupmoshën e tij, Camarda ka kontribuar me shtatë gola dhe dy asistime nga 13 ndeshje me skuadrën Primavera të Milanit këtë sezon, duke përfshirë tre në Ligën e Kampionëve për të rinj.
Ai gjithashtu ka gjetur rrjetën në katër raste për Kombëtaren U19 të Italisë nga gjithsej gjashtë paraqitje.