“Milani nuk do të ndryshojë asgjë për Osimhen” – thotë Pioli - NACIONALE

“Milani nuk do të ndryshojë asgjë për Osimhen” – thotë Pioli

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka thënë se nuk do të ndryshojnë qasjen në ndeshje pavarësisht kthimit të Victor Osimhen në fushë, i cili mungoi në ndeshjen e parë për shkak të një lëndimi.

Kuqezinjtë fituan ndeshjen e parë 1:0 në San Siro, falë një goli të Ismael Bennacer në pjesën e parë dhe tani çdo barazim apo fitore do t’ju hynte në punë në Diego Maradona Stadium.

Osimhen u lëndua me kombëtaren e Nigerisë dhe mungoi si në ndeshjen e parë të çerekfinales ashtu edhe në humbjen 4:0 në Serie A më 2 prill të skuadrës së tij ndaj Milanit, por është gati të drejtojë sulmin e Napolit nesër.

Serie A: Victor Osimhen 'on the bench' for Napoli versus Verona | PlanetSport

“Ai është një sulmues kaq i fuqishëm, mbresëlënës dhe vendimtar, kështu që ne i marrim parasysh karakteristikat e tij, por në të njëjtën kohë ne kemi mënyrën tonë të, të luajturit futboll dhe nuk do të largohemi nga kjo. Ne pamë në ndeshjet e mëparshme të Napolit dhe shumë prej tyre kanë të bëjnë me njohjen e momentit për të ngadalësuar dhe përshpejtuar ritmin, dhe kjo është edhe më e rëndësishme me një lojtar si Osimhen në fushë”, tha Pioli për Osimhen.

Trajneri italian theksoi faktin se në këtë ndeshje nuk do të hyjnë për të mbrojtur rezultatin e arritur nga ndeshja e parë.

“Do të ishte gabim të fokusoheshim në mbrojtjen e epërsisë këtu”, tha trajneri në konferencën e tij për shtyp.

“Napoli nuk ka humbur në shtëpi në Ligë të Kampionëve për një kohë të gjatë, ata shënuan mesatarisht tre ose katër gola në turne deri tani kundër skuadrave si Liverpool, Ajax, Rangers dhe Eintracht Frankfurt. Ne kemi vetëm një avantazh minimal, duhet të luajmë lojën tonë si ekip dhe mendoj se e kontrollojmë topin shumë mirë kur e kemi atë. Ky do të jetë një element i rëndësishëm. Në të dyja ndeshjet, dhe unë përfshij ndeshjen e Serisë A, të dyja skuadrat krijuan shumë raste dhe shkaktuan probleme për kundërshtarët, kështu që kushdo që konverton më shumë do të kalojë. Napoli filloi shumë më mirë se ne në San Siro, kështu që ky është një mësim i madh dhe ne do të përpiqemi ta ndryshojmë atë nesër”, tha ndër të tjera Pioli.

Lajme të ngjashme