Milani arrin të paktën një barazim në një udhëtim të vështirë te Lecce - NACIONALE

Milani arrin të paktën një barazim në një udhëtim të vështirë te Lecce

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Kampioni në fuqi i Italisë, Milani, nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 në udhëtim te Lecce, kështu duke mbetur edhe më mbrapa në garën për titull.

Kuqezinjtë luftuan deri në fund dhe arritën të ktheheshin nga humbja 2:0, për ta barazuar, por ishin të pafuqishëm që të arrinin deri te pikët e plota.

Image

Kjo është ndeshja e tretë radhazi pa fitore për Milanin, pas barazimit me Romën një javë më parë dhe humbjes nga Torino në Kupën e Italisë.

Sa i përket ndeshjes, Lecce, që u inkuadrua këtë sezon në Serie A, kaloi në epërsi qysh në fillim të takimit dhe e përfundoi pjesën e parë me rezultat 2:0.

Fillimisht ishte një autogol i Theo Hernadez në minutën e tretë të takimit për 1:0.

Ndërsa për dyfishimin e epërsisë u përkujdes, Baschirotto, pas asistimit të Hjulmand në minutën e 23-të.

Për rikthimin e Milanit në ndeshje u përkujdes lojtari më i mirë i tyre, portugezi, Rafael Leao, i cili shënoi në minutën e 58-të për 2:1.

Ndërsa për rezultatin përfundimtar 2:2 shënoi Davide Calabria, pas një devijimi të topit nga sulmuesi Olivier Giroud në minutën e 70-të.

Me këtë barazim Milani do të vazhdojë të mbetet në pozitën e dytë në Serie A të paktën edhe për këtë javë, por tani Napoli është nëntë pikë përpara si lider në elitën e futbollit italian.

Ndërsa Lecce gjendet e 12-ta me 20 pikë pas 18 ndeshjeve, por që ende nuk ka konsoliduar pozitën e saj, pasi vendi i 17-të, Spezia është pesë pikë larg me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Lajme të ngjashme