Milan vazhdon me rezultate pozitive, mposht Veronan - NACIONALE

Milan vazhdon me rezultate pozitive, mposht Veronan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

AC Milan ka shënuar fitoren e pestë radhazi në të gjitha garat, duke mposhtur në udhëtim Hellas Veronan.

“Rossonerët” triumfuan me rezultat bindës 1:3, sfidë që e dominuan nga fillimi.

Milan nisi të sulmojë me të gjitha forcat nga fillimi duke rrezikuar me Okafor e Pulisic, që dështuan nga afërsia.

Ishte Theo Hernandez që pas disa driblimeve fantastike e kaloi Milanin në epërsi duke mos i dhënë asnjë shans portierit (44’).

Christian Pulisic e dyfishoi epërsinë në pjesën e dytë, duke u gjendur në vendin e duhur dhe realizoi pas një topi të kthyer (50’).

Vendasit tentuan të këndellen duke e ngushtuar epërsinë me Tijjani Noslin, që realizoi pas një super goditje nga distanca (64’).

Megjithatë, Samuel Chukwueze u sigurua ta vuloste fitoren duke shënuar nga afërsia (79’).

Milan renditet në pozitën e dytë në Serie A me 62 pikë derisa Verona zë pozitën e 15-të me 26 sosh.

Lajme të ngjashme