Milan ndalet edhe nga Genoa - NACIONALE

Milan ndalet edhe nga Genoa

2 vjet më parë

nga NACIONALE

AC Milan nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Genoas.

“Rossonerët” pësuan një gol të vonshëm, me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 3:3.

Genoa e nisi më mirë duke kaluar në epërsi pas vetëm pesë minutave lojë, me anë të Retegui që u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Milani arriti të këndellet duke e barazuar rezultatin me Alessandro Floreznin, që shënoi pas një asistimi të bukur të Chukwuezes (45’).

Genoa prapë riktheu epërsinë, këtë herë përmes Ekuban që mori një pasim të bukur nga Vogliacco (48’).

Megjithatë, Milani s’u dorëzua duke e barazuar me anë të Gabbias që mori një harkim nga Florenzi (72’).

Olivier Giroud pastaj shënoi një gol të bukur për ta përmbysur epërsinë (75’).

Mirëpo, kur askush s’e priste Thiaw shënoi një autogol duke bërë që vendasit të lëshojnë dy pikë në “San Siro”.

Milan mbetet në pozitën e dytë me 71 pikë të mbledhura ndërsa Genoa renditet në pozitën e 12-të me 43 sosh.

Lajme të ngjashme