Milan dëshiron që ta transferojë Zaniolon para mbylljes së afatit kalimtar, rritet optimizmi - NACIONALE

Milan dëshiron që ta transferojë Zaniolon para mbylljes së afatit kalimtar, rritet optimizmi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nicolò Zaniolo ka krisur raportin me Roman. Në ndeshjen e fundit ai nuk u grumbullua fare. Milani është duke e monitoruar këtë situatë. Drejtuesit “kuqezinj” dëshirojnë që ta transferojnë atë në “San Siro” para ditës së hënë.

Roma nuk po ia del që ta bindë Zaniolon për të nënshkruar kontratë të re. Ai në vitin 2018 nënshkronte kontratë gjashtëvjeçare me Roman. Si rrjedhojë, ai po shkon drejt skadimit të saj.

Milani, edhe për shkak se gjatë javëve të fundit nuk po gëzon rendiment aspak të mirë në fushë, ka shfaqur interesim të hapur rreth yllit italian të Romas.

Siç bëjnë të ditur mediet italiane, drejtuesit e klubit “kuqezi” synojnë që t’i mbyllin me sukses bisedimet me klubin kryeqytetas italian për ta transferuar 23-vjeçarin.

Në orët e fundit është rritur optimizmi se një transferim i tillë do të ndodhë para ditës së hënë për një shifër rreth 23 milionë euro.

Formula e transferimit do të ishte huazim njëvjeçar ku Milani menjëherë do të pagunte 1-2 milionë euro, por me detyrim të blerjes së kartonit të tij në fund të huazimit, për një shifër rreth 23 milionë euro.

Dëshira e lojtarit është që të qëndrojë në Itali. Vetë drejtori ekzekutiv i Milanit, Paolo Maldini, është shndërruar në garantin e kësaj marrëveshje.

Ky i fundit raportohet se ka mbajtur një takim me Ibrahimovicin, ku është diskutuar aspekti karakterial i lojtarit, nëse do të ishte i menaxhueshëm apo jo. Kjo është e vetmja pikëpyetje hezituese që mbizotëron në kampin e kampionëve në fuqi të Italisë.

Lajme të ngjashme