Mikel Arteta tregon pse Granit Xhaka mungon ndaj Southamptonit - NACIONALE

Mikel Arteta tregon pse Granit Xhaka mungon ndaj Southamptonit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka treguar se mesfushori shqiptar Granit Xhaka mungon ndaj Southamptonit shkaku që është i sëmurë.

Arsenali publikoi gjysmë orë më parë formacionin bazë ndaj Southamptonit, mirëpo që Xhaka nuk ishte as në bankë rezervë.

Para ndeshjes, Arteta për "Sky Sports" tha: "Shumë kualitete të ndryshme, këtë mëngjes fatkeqësisht Graniti nuk po ndjehej mirë prandaj u detyruam ta heqim nga skuadra".

"Për këtë arsye ne nënshkruam me lojtar si Fabio (Vieira), kualitete shumë të ndryshme, më sulmues dhe është emocionuese ta shoh në formacionin bazë", deklaroi ai.

"Topçinjtë" shpresojnë që Xhaka të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Manchester Cityt, që do të ketë rol të rëndësishëm në garën për titull.

Xhaka ka qenë i mrekullueshëm për Arsenalin duke kontribuar me 12 gola në 41 paraqitje në të gjitha garat.

Lajme të ngjashme